Kalo te përmbajtja

Privatësia

Të dhënat tuaja, të mbrojtura.

Mbledhim vetëm atë që duhet për pilotin. Përditësuar më 17 nëntor 2026.

Kush jemi

ECONERA është projekt startup i themeluar nga Sonila Balla dhe Rey Sylaj në Tiranë. Ne jemi përgjegjës për të dhënat që mblidhen në këtë faqe.

Çfarë mbledhim

Vetëm atë që shkruani në formularët e listës së pritjes: emrin e kompanisë, NIPT-in (opsional), personin e kontaktit, email-in, telefonin (opsional), rolin, qytetin dhe përshkrimin e materialeve. Ruajmë edhe datën e pëlqimit.

Pse i mbledhim

Për t'ju kontaktuar rreth pilotit të ECONERA dhe për të ditur sa interes ka tregu. Baza ligjore është pëlqimi juaj. Nuk i përdorim për reklama dhe nuk ia shesim askujt.

Ku ruhen dhe sa kohë

Në një databazë të mbrojtur, të aksesueshme vetëm nga themeluesit. I ruajmë deri në 24 muaj pas regjistrimit, ose më pak nëse kërkoni fshirjen.

Cookies dhe statistikat

Faqja nuk përdor cookies për reklama ose ndjekje. Numrin e vizitave e masim me statistika anonime, pa identifikuar vizitorët. Faqja e administrimit përdor vetëm një cookie teknike për hyrjen.

AI

Kur përdorni demot e AI-t, teksti ose imazhi që ngarkoni dërgohet te ofruesi i modelit vetëm për të gjeneruar përgjigjen dhe nuk ruhet nga ne. Mos ngarkoni të dhëna personale në demo.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave, ose të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Keni të drejtë të ankoheni te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.